Japoni, politikani pi ujin e Fukushimës

01/11/2011 11:40

Një politikan japonez ka pirë ujë të mbledhur nga impianti bërthamor i Fukushimës, pasi gazetarët e sfiduan për të treguar nëse uji ishte i sigurtë.

Yasuhiro Sonoda u shfaq nervoz dhe duart e tij u drodhën teksa kthente gotën me ujë gjatë një konference televizive për shtyp.

Uji që piu ai ishte marrë nga disa pellgje që ndodheshin poshtë dy reaktorëve të ndërtesës. Ai ishte dezinfektuar para se të përdorej.

Gazetarët kanë ngritur vazhdimisht cështjen e sigurisë së procedurave të përdorimit të ujit nga zona e goditur nga tërmeti dhe tsunami i 11 marsit.

Zoti Sonoda, që punon si zëdhënës i zyrës së Parlamentit, tha në konferencën për shtyp se:

“Edhe po të pish ujë të dezinfektuar nuk do të thotë se cështja e sigurisë është zgjidhur. Por, të bësh një veprim para publikut është rruga më e mirë”.

Një tjetër shenjë e qeverisë se siguria në impiantin bërthamor po rikthehet është mundësia që ekzekutivi u ka dhënë gazetarëve për të hyrë në të më 12 nëntor.

Do të jetë hera e parë që gazetarët do të vizitojnë centralin, tre reaktorë të të cilit mbetën të dëmtuar rëndë nga fenomeni natyror.

Një zonë prej 20 kilometrash përreth centralit është ende nën kontrollin e ekspertëve dhe dhjetëra mijëra banorë kanë braktisur shtëpitë e tyre.

Qeveria ka si objektiv që brenda fundit të vitit të cojë impiantin në një mbyllje të ftohtë, kur reaktorët të jenë të qëndrueshëm dhe uji brenda tyre të mos jetë më duke zjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA