Shtetet e Bashkuara ndërprenë kontributet për UNESCO-n, pasi organizmi
kulturor i Kombeve të Bashkuara vendosi të hënën t`i hapë dritën jeshile
anëtaresimit të palestinezëve me të drejta të plota.
Washingtoni, burimi më i madh i fondeve për agjensinë e OKB-së, nuk do ta bëjë pagesën prej 60 milionë dollarësh për muajin nëntor. Ligji amerikan ndalon financimin e cdo organizate te Kombeve te Bashkuara qe anëtareson palestinezët.
“Pranimi i Palestinës në UNESCO ishte nje akt i parakohshem qe minon objektivin tone per paqe afatgjate ne Lindjen e Mesme. Shtetet e Bashkuara mbeten te palekundura ne mbeshtetjen e tyre per krijimin e nje shteti sovran palestinez. Por nje shtet i tille mund te krijohet vetem permes negociatave direkte mes izraeliteve dhe palestinezeve. Pranimi i Palestines ne UNESCO ve ne funksion mekanizmin legjislativ qe i detyron Shtetet e Bashkuara te nderpresin kontributet per agjensine”, tha zëdhënësja e DASH, Victoria Nuland.
Ovacione në këmbë nuk ka shpesh në konferencën e përgjithshme të UNESCO-s në Paris. Por te henen, delegatet u ngriten ne kembe kur ministri i Jashtëm i palestinezëve Riad Maliki kërkoi përfshirjen e vendit të tij në UNESCO. Më shumë se dy të tretat e 193 shteteve anëtare i dhanë palestinezëve mundësinë për një sukses të tillë historik. Sipas rregullores së UNESCO-s vetëm shtetet mund të bëhen anëtare të plota të kësaj organizate. Nëse Palestina është tani një shtet apo jo, kjo është politikisht shumë e diskutueshme. per cdo rast, nje muaj pas aplikimit për anëtarësim të plotë në Kombet e Bashkuara, presidenti palestinez Mahmoud Abbas e arriti një fitore të vogël.
SHBA: Vendimi i papjekur
Shtetet e Bashkuara e cilësuan si të papjekur votën pro për anëtarësimin e Palestinës si shtet në UNESCO.
“Bëhet fjalë për një lëvizje e cila nuk do të ndihmojë aspak në
arritjen e një marrëveshje të drejtë që do të sjellë paqen mes
palestinezëve dhe izraelitëve”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay
Carney.
Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të
Bashkuara, Ban Ki Mun tha se anëtarësimi i Palestinës në UNESCO do të
ketë pasoja në financimin e organizatës nga disa shtete anëtare, duke iu
referuar deklaratës së mëherëshme të Uashingtonit për tërheqjen nga
financimi i UNESCO-s. SHBA kontribuon cdo vit me rreth 70 milion dollar
për organizatën. Shuma në fjalë përbën rreth 20 përqind të fondit vjetor
të UNESCO-s.
Top Channel