Tregjet europiane u celën me ulje mëngjesin e të martës pas njoftimit se
në Greqi do të mbahet një referendum mbi paketën e fundit të ndihmës që
duhet ta ndihmojë shtetin helen të zgjidhë krizën e tij të borxhit.

Lideret e Eurozones pranuan t`i jepet Athines një hua 100 miliarde euroshe dhe t`i fshihet 50% e borxhit. Por mbajtja e ketij referendumi do te hidhte hije dyshimi mbi zbatimin e marreveshjes.

Bursa ne Londer u hap ne renie me 2,2%, indeksi Dax ne Frankfurt ra 3.5% e pothuajse po kaq humbje pati edhe bursa ne Paris.

Perse nje reagim kaq i forte? Mbajtja e nje referendumi mbi planin e ndihmave mund te coje drejt zgjedhjeve te parakohshme nese greket vendosin ta refuzojne paketen. Frika e investitoreve eshte se nje levizje e tille mund ta coje Greqine drejt mosaftesimit per te paguar, me i demshem per sistemin e euros sesa fshirja e vullnetshme e gjysmes se borxhit grek.

Tregjet druhen se vendimi mund te minoje perpjekjet europiane per te ndaluar kontaminimin, pershire ketu planin e rikapitalizimit te bankave dhe ate te rritjes se fondit te garancive. Nga ana tjeter po shtohen gjithmone e me shume spekulimet se nje rezultat negativ i referendumit mund te sinjalizoje hapat e pare te daljes se Greqise nga unioni ekonomik dhe monetar.

Ai per me teper ka gjasa te mos mbahet para janarit, cka nenkupton jave te tera pasigurie ne tregje. Vete euro pesoi renie sot, duke u shkembyer nen kuoten e 1,38 dollareve, pasoje e frikes se nje rikthimi akut te krizes se borxhit ne Europe.

Kriza greke ul çmimin e naftës
Nuk janë vetëm bursat, por edhe çmimi i naftës dhe i arit që ka pësuar një rënie të ndjeshme gjatë ditës së martë, si pasojë e shpalljes së refendumit grek, i cili vë në dyshim marrëveshjen e shpëtimit të euros.

Në bursën e Nju Jorkut, në “Dow Jones”, karburantet ranë nën nivelin e 90 dollarëve për fuçi, me një reduktim prej 3,87 dollarë nga një ditë më parë. E njëjta gjë ndodhi edhe në bursën londineze “Brent”, ku një fuçi naftë ra me pothuajse katër dollar, për t’u shitur me nivelin e 106 dollarëve.

Për momentin, organizata e vendeve më të mëdha prodhuese të karburanteve, “OPEC”, nuk parashikon të ndryshojë nivelin aktual të çmimeve. Irani, shteti që mban presidencës e radhës, i ka cilësuar çmimet si “të kënaqshme” dhe është shprehur se nuk sheh arsye për të ndryshuar nivelin e prodhimit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA