Organizata kulturore e OKB-së, “UNESCO”, votoi në shumicë për pranimin e antarësimit të Palestinës si një shtet i pavarur, një veprim i kundërshtuar fuqimisht nga Izraeli dhe SHBA.
Midis 173 vendeve që kanë një vend në këtë organizatë, 107 votuan në favor të pranimit të kandidaturës palestineze, 52 abstenuan dhe 14 u shprehën kundër.
Në bazë të ligjit amerikan, Uashingtoni mund të tërheqë tashmë sponsorizimin që jep për “UNESCO”-n. Kjo do ta privonte agjensinë që merret me ruajtjen e trashëgimive kulturore nga 70 milion dollarë ose më shumë se 20% të buxhetit të saj.
Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të marrë në shqyrtim gjatë nëntorit kërkesën e Palestinës për t’u njohur si një shtet i pavarur në OKB.
Antarësimi në “UNESCO” mund të jetë vetëm një gjest simbolik, por liderat palestinezë e shohin këtë si hapin e parë të një strategjie të gjerë diplomatike, që do të
Antarësimi në “UNESCO” mund të jetë vetëm një gjest simbolik, por liderat palestinezë e shohin këtë si hapin e parë të një strategjie të gjerë diplomatike, që do të çojë në njohje dhe lobime propalestineze në shumë vende në botë.
Njëkohësisht, “UNESCO” është agjensia e parë e varur nga OKB që palestinezët antarësohen që prej parashtrimit të kërkesës së tyre për t’u njohur midis kombeve sovrane në muajin shtator.
Pavarësisht njohjes, ekspertët parashikojnë që kandidatura e Palestinës për të aderuar në OKB me të drejta të plota do të rrëzohet në nëntor, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin veton e tyre kundër.
SHBA: Vendimi i papjekur
Shtetet e Bashkuara e cilësuan si të papjekur votën pro për anëtarësimin e Palestinës si shtet në UNESCO.
“Bëhet fjalë për një lëvizje e cila nuk do të ndihmojë aspak në arritjen e një marrëveshje të drejtë që do të sjellë paqen mes palestinezëve dhe izraelitëve”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney.
Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun tha se anëtarësimi i Palestinës në UNESCO do të ketë pasoja në financimin e organizatës nga disa shtete anëtare, duke iu referuar deklaratës së mëherëshme të Uashingtonit për tërheqjen nga financimi i UNESCO-s. SHBA kontribuon cdo vit me rreth 70 milion dollar për organizatën. Shuma në fjalë përbën rreth 20 përqind të fondit vjetor të UNESCO-s.
Top Channel