Rossi nuk do të tërhiqet nga MotoGP

24/10/2011 16:55

Shtatë herë kampioni i botës në MotoGP, Valentino Rossi, hodhi poshtë zërat që flisnin për një tërheqje të tij të mundshme nga bota e sportit, pasi u përfshi në mënyrë të pavullnetshme në aksidentit ku humbi jetën piloti tjetër, Marco Simoncelli.

”Doktori” i dha goditjen fatale 24-vjeçarit, duke e goditur me gomën e përparme në kokë. Impakti shkaktoi plagët fatale dhe bëri që kaska e Simoncelit të shkëputej dhe të fluturonte në pistë.

Ditën e diel, Simoncelli humbi kontrollin e motorit në daljen e një kthese dhe u rrëzua përpara motorit të Edwards e Rossit. Asnjëri prej tyre nuk e shmangu dot, por autopsia tregoi se plagët fatale kishin qenë ato të marra nga idhulli i tij.

”Për të gjithë ata që pyesin, Valentino nuk është duke menduar në asnjë rrethanë të tërhiqet nga MotoGP. Më vjen keq që qarkullojnë zëra të tilla të pavërtetë”, deklaroi një mik i afërt i motoçiklistit.

Ndërkohë, trupi i pajetë i Simoncelit do të mbërrijë në Itali mëngjesin e së martës, me një linjë direkte avioni. Ai do të shoqërohet nga babai, ndërsa nëna dhe e motra do ta presin në aeroportin e Romës. Homazhet do të kryhen të gjitha ditën e mërkurë, ndërsa ai do të varroset në një ceremoni që do të zhvillohet të enjten.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA