Kërkime për të mbijetuarit

21/10/2011 00:00

Fregata turke ‘TGC Barbaros’ dhe autoritetet shqiptare vazhdojnë
përpjekjet për gjetjen dhe shpëtimin e tetë pjesëtarëve të humbur të
ekuipazhit të anijes “Reina 1”.

Kapiteni i portit te Durresit tregon se tragetet e linjave kane rruge te percaktuar qarte, ndersa anijet e tjera qe kryqezohen duhet te ndjekin rruget me te shkurtra.

“Po t’i referohemi rrugës së këtyre dy mjeteve, ato i kanë prerë kurset njëra-tjetrës. Të dy palët duhet të kishin  vëmendjen dhe obligimin e duhur që të kryqëzoheshin në distancë”, tha kapiteni i Portit të Durrësit, Hysni Aruci.

Kapiteneria e ketij porti nuk ka kapur asnje sinjal alarmi te leshuar nga dy anijet e perplasura 20 milje ne det, nderkohe qe i vetmi sinjal satelitor qe ka leshuar anija e mallrave “Reina 1” eshte dhene nga pajisjet pas mbytjes se saj dhe eshte kapur nga pajisjet ne Mal te Zi dhe Itali, por jo ne vendin tone.

“Ne jemi informuar më vonë që sinjali satelitor është dhënë nga pajisja e anijes së mbytur, e cila i ka kaluar Qendrës Operacionale malazeze dhe ne jemi bërë me dije nga Mali i Zi”, sqaron Aruci.

Hetimet do te kryhen ne Itali nga autoritete te investigimit turk dhe maltez, bazuar ne ligjet nderkombetare te incidenteve detare dhe veprimtaria e anijes ushtarake turke, pervec misionit te kerkim-shpetimit, do te ndihmoje ne gjetjen e provave, qe do te hedhin drite mbi ate qe ndodhi.

Por a ka gjasa per te mbijetuar? Kapiteni i Durresit shpreson ne nje mrekulli.

“Vështirë të thuhet, sepse njeriu në kushtet minimale jeton 4 deri 16 orë. Kur kalon 24 orë vështirë të thuhet për mbijetesë. Megjithatë shpresoj të ndodhë cudia”, thotë kapiteni.

Nderkohe ne spitalin e Durresit, dy te mbijetuarit jane vizituar nga ambasadori turk Hasan Ashan. Autoritetet spitalore bejne te ditur se gjendja e kapitenit turk te anijes, Ahmet Soyturk eshte normalizuar. Ai ndjehet me mire, nderkohe qe deklarohet se nuk lejohet asnje kontakt me ta deri ne momentin qe dy marinaret turq do te deportohen.

Trageti ‘Ankara’ i agjensise ‘Adriatika’ pasi mberiti ne portin e Barit pas aksidentit, eshte ndalur atje per hetime.
 


Mbytet anija turke, 8 të humbur

Megjithë kërkimet intensive të Shtabit të Emergjencës për gjetjen e tetë marinarëve të humbur turq të cilët po lundronin me anijen “Reina 1”, ato kanë rezultuar pa sukses.

Pas dërgimit në Spitalin e Durrësit të dy të mbijetuarve kapitenit dhe zëvendës/kapitenit, Ahmet Bal dhe Ahmet Soyturk, Shtabi i Emergjencës patrulloi përreth zonës prej 20 miljesh distancë nga brigjet shqiptare për gjetjen e marinarëve të tjerë. Kërkimet u raportuan të mbyllura në mesditë nga shefi i Shtabit të Emergjencës për këtë rast, prefekti i Durrësit, Genci Alizoti.

Por disa orë pas kësaj deklarate kërkimet nisen sërish pa sjellë ndonjë rezultat. Për këtë të premte burime të sigurta të Top Channel deklarojnë se do të mbërrijë në vendin e aksidentit detar një anije luftarake turke e cila do të rinisë kërkimet.

Anija tregtare “Reina 1”, me flamur maltez dhe me pronësi turke u përplas nga trageti i linjës Durrës-Bari në orën 00:50 minuta. Anija e cila raportohet se po transportonte drithë drejt portit Bar të Malit të Zi, sipas dëshmive paraprake ka manovruar për të shmangur aksidentin, por më pas është goditur në pjesën fundore të saj nga trageti Ankaraja në bordin e të cilës ndodheshin 169 pasagjerë.

Trageti nuk ka pësuar asnjë dëmtim thonë dëshmitarët, ndërkohë që anija tregtare është fundosur brenda 2 minutave. Tronditja e fortë në tragetin me 169 persona në bord dhe pamja e anijes që mbytej ka tmerruar pasagjerët që kanë kërkuar ndihmë.

Emrat e marinarëve që shpallen të humbur, nuk bëhen të ditur pasi anija “Reina 1” i kishte të regjistruar marinaren vetëm në vendin e nisjes dhe në destinacion, ndërkohë që nga një dokument që Top Channel disponon anija “Reina 1” ka qenë në Portin e Durrësit për të shkarkuar drithë në muajin qershor.

Pas njoftimit për aksidentin detar roja bregdetare shqiptare u nis drejt vendit të ngjarjes dhe rreth orës 6 të mëngjesit në Portin e Durrësit janë sjellë dy të mbijetuarit që u transportuan për në spital. Kapiteni dhe zv/kapiteni tregojnë momentet e përplasjes.

“Mbrëmjen e kaluar në orën 1 u përplasëm me tragetin Ankara. Pas dy minutash anija jonë u mbyt. Dhamë alarmin që personat të përgatiteshin për të veshur jelekët e shpëtimit. Pas përplasjes po shikonim c’ndodhi dhe anija u mbyt për 2 minuta”, deklaron kapiteni i anijes së mbytur, Ahmet Syturk.

Aktualisht ekspertët flasin për një gabim njerëzor, ndërkohë që do të jetë kutia e zezë e anijes që do të zbardhë komunikimin e mundshëm mes drejtuesve të dy mjeteve që u përplasen rreth 20 milje larg brigjeve të Durrësit. Në anije konfirmohet se ndodheshin 10 shtetas turq, më i riu një ndihmës/marinar i vitlindjes 1989.

Prokuroria e Durrësit ka nisur menjëherë verifikimet paraprake proceduriale duke dërguar dy prokurore në spitalin ku mbahen dy të mbijetuarit. Por pyetja e tyre nuk është bërë e mundur pasi njëri prej tyre është në gjendje shoku, ndërsa kapiteni ka probleme shëndetësore në mushkëri.

Për Prokurorinë e Durrësit prova kryesore konsiderohet trageti “Ankara” i cili do të kqyret në portin italian të Barit, ndërkohë që për shkak të ligjeve për lundrimin detar do të vendoset në ditët në vijim se cili do të jetë shteti që do ta hetojë këtë ngjarje edhe pse jo zyrtarisht thuhet se për të hetuar aksidentin tragjik është nisur nga Malta një grup ekspertësh.

Burime jo zyrtare thonë se dyshohet që njëri nga mjetet lundruese ka qenë në drejtim autopilot. Ndërkohë që nga anija “Reina 1” deri në kërkimet e vona kanë mbetur përvec dy të mbijetuarve, vetëm jelekët e shpëtimit për marinarët.

Ndërkohë presidenti Bamir Topi i dërgoi në mesditë një mesazh ngushëllimi presidentit turk Abdullah Gyl për humbjen e jetës së qytetarëve  turq në aksidentin tragjik në Adriatik. Presidenti u shpreh ngushëllimet familjeve të viktimave që humbën jetën me lutjen që shpirtrat e tyre të prehen në paqe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA