Sikunder Franko Fratini (Ministri i Jashtëm Italian), edhe Ilir Meta duket se ka rënë pre e dy deklaratave kontradiktore për skandalin Lavitola që po trondit Italine.

Në një intervistë per “La Repubblika”, Meta thote se ai nuk e njihte Lavitolen, ndërkohë që në një deklaratë për shtyp te publikuar me pas thotë se e njihte si drejtorin e një gazete.

Nderkaq, publikohet telefonata e pergjuar, ku eshte Meta qe nje dite perpara takimit i telefonon Lavitoles dhe le takim me te edhe per darke.

Në një intervistë për të përditshmen italiane “La Repubblica” ish-Zv/kryeministri dhe ish-Ministri i Jashtem, Ilir Meta, duket kontradiktor kur flet për Valter Lavitolas: “Nuk e kujtoj ta kem njohur këtë Zotin Lavitola. Por, edhe ndoshta, tani që më kujton atë vizitën në Itali”.

Kur gazetari italian thote se fotoja e publikuar e ve ne situate te veshtire Ministrin Fratini, Meta pergjigjet: “Nuk e kuptoj situaten e veshtire, fotoja është zyrtare, ai burre ishte i pranishem dikush e kishte autorizuar të qendronte me ne”.  

Ky ishte reagimi i Metes per te perditshmen italiane qe bien ne kundershtim me deklaraten e Ministrit te Jashtem Italian, Franko Fratini, ndersa ne nje deklarate te publikuar ne faqen online te LSI, Meta thote:

“Në lidhje me pretendimet e ndonjë media për gjoja angazhimin e personave të tretë gjatë vizitës sime zyrtare në Romë në 21 tetor të vitit 2009, sqaroj se prezenca e një drejtuesi të një gazete italiane në foton e paraqitur në media, e marrë gjatë konferencës së shtypit me homologun Fratini është krejtësisht e rastësishme dhe nuk ka asnjë lidhje me asnjë aspekt institucional apo zyrtar të vizitës. Personi në fjalë njihet prej meje prej kohësh si drejtor i gazetës ”L’Avanti”.

Por, ndersa Meta thote ne interviste se nuk e njihte Lavitolen, e përditshmja italiane i shkon me tej investigimit për cështjen, e cila mori të tjera përmasa, pasi “Top Channel” publikoi foton e takimit mes Fratinit, Metes dhe Lavitolas, e bere nga gazetarja Irida Cami, pas konferences për shtyp në Farnesina.  

“La Repubblica” publikoi të enjten një telefonatë të përgjuar mes Ilir Metës dhe ish-drejtorit të gazetës “Avanti” Valter Lavitola, i cili nuk e dinte qe telefoni i tij, me autorizimin e Prokurorise se Peskares – ishte nen pergjigjim.

Biseda telefonike është e datës 20 tetor 2009, e kryer një ditë përpara takimit zyrtare mes dy Ministrave te Jashtem, Fratinit e Metës dhe takimit te mepasshem me Lavitolen, çka tregon se Meta e njihte të kërkuarin nga drejtësia italiane.

Nje tjeter fakt qe shton kontradiktat dhe dyshimet. Ish-ministri i Jashtem Shqiptar, e ka marre ne telefon Valter Lavitolan per t’i thene qe eshte ne Rome.

Ndersa flitej per nje takim qe do te zhvillohej pas takimit zyrtar, rreth ores 12, ku i pranishem te ishte edhe nje fare Rikardo, miku dhe ortaku i Lavitola-s me pas e anullon dhe prenoton per nje darke-diten e takimit- ku do te jete i pranishem Ilir Meta, Lavitola dhe miku dhe ortaku i ketij te fundit, Rikardo.

Lajmi po ben xhiron e mediave italiane, ku se fundi, pas “La Reppublica”-s, ai eshte marre edhe nga “Sky” dhe nga “LA 7” i Enriko Mentanes qe citon “Top Channel” per zbulimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA