“Është një moment jetik që mund të jetë vendimtar për euron dhe të ardhmen evropiane dhe që kërkon përgjigje globale të menjëhershme”.
Kështu ka deklaruar presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, në prag të samitit të së dielës mes vendeve të eurozonës.
“Po punojmë që samiti të jetë i suksesshëm”, ka nënvizuar ai, duke e vënë theksin në vecanti tek nevoja që takimi të vendosë për forcimin e Fondit Financiar Evropian të Stabilitetit.
Në këtë mënyrë, sipas tij, do të kenë mundësi që edhe vendet jashtë programit, si për shembull Spanja, të përfitojnë.
Presidenti i KE ka prezantuar edhe paketën e investimeve për rrjetet e mëdha evropiane, të miratuar të mërkurën.
“Konsolidimi i bilancit nuk do të thotë me doemos që kemi të bëjmë me recesion. Paketa e aprovuar sot përbën një nxitje të fortë për rritjen ekonomike dhe punësimin në Evropë”, ka thënë ai.
“Në disa raste kemi të bëjmë me një ndërhyrje të pashmangshme dhe të dhimbshme, por kjo nuk do të thotë se rigjenerimi i besimit, ekonomisë dhe punësimit është i pamundur”, ka shtuar Barroso.
Plani në fjalë u prezantua rreth një javë më parë nga presidenti i Komisionit Evropian, i cili përmban pesë pika aksioni, që sipas tij do të përcajnë rrethin vicioz që ekziston mes dyshimeve për vazhdimin e krizës së borxhit.
Top Channel