Banorët e shtatë lagjeve në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok, u është kërkuar që të jenë të gatshëm të evakuohen me urgjencë, ndërsa përmbytjet në disa zona të qytetit mund të përkeqësohen nga orë në orë.
Më shumë se 300 persona kanë humbur jetën, në përmbytjen më të keqe që goditur vendin e madh aziatik prej dekadash. Ushtria dhe mijëra vullnetarë po punojnë për të fortifikuar barrikadat, por ekziston frika se ato nuk do të jenë të mjaftueshme.
Kryeministrja e vendit, Yingluck Shinavatra, është vendosur në qendër të akuzave nga opozita, por mosdhënien në kohë të informacioneve, duke e bërë përgjegjëse për shumë prej jetëve të humbura në këtë katastrofë natyrore.
Në një konferencë për shtyp gjatë të mërkurës, Yingluck, e cila morri pushtetin në gusht pa patur ndonjë përvojë të madhe politike, u shpreh “se nuk sheh asgjë të gabuar në mënyrën se si e ka përballuar qeveria e saj krizën”, ndërsa kërkoi mbështetje nga publiku dhe media.
Top Channel