Vriten 26 ushtarë turq, reagon Ankaraja

19/10/2011 00:00

Turqia i është përgjigjur me një valë bombardimesh sulmeve thuajse të
njëkohshme të rebelëve kurdë mbi vendrojet ushtarake dhe policore në
juglindje të vendit.

26 ushtare turq mbeten te vrare, nje bilanc ky qe shenon dhe humbjen me te madhe prej vitesh te tera ne radhet e forcave turke te sigurise. Menjehere pas episodit te rende, trupat e Ankarase kaluan kufirin ne veri te irakut, ku ndodhen bazat e rebeleve kurde. presidenti Abdullah gul u betua per hakmarrje.

“Askush nuk duhet ta harroje kete. Ai qe na shkakton nje dhimbje te tille do te pesoje nje dhimbje shume here me te madhe. Ata qe mendojne se me sulme te tilla dobesojne shtetin tone, do ta shohin sa e madhe do te jete hakmarrja jone”, tha presidenti turk Abdullah Gyl.

Sulmet, shumica e te cilave ndodhen ne nje province me shumice kurde, vijne nje dite pas shperthimit ne rajonin juglindor te Bitlisit, ku u vrane 5 oficere policie e u plagosen tre te tjere. Presidenti Gyl nuk ka shume qe vizitoi zonen me qellimin te ngrinte moralin e trupave pas nje shtimi te dhunes se rebeleve kurde.

Kryengritesit pretendojne autonomi me te madhe per rajonin e dominuar nga kurdet ne juglindje te Turqise dhe qe prej muajit korrik, fushata e tre e dhunes iI ka marre jeten dhjetera pjesetareve te forcave te sigurise dhe te pakten 17 civileve. Vete konflikti i nisur ne 1984-ten ka sjelle vdekjen e mijera personave. Ankaraja ankohet se ne kufirin me Irakun verior mungojne kontrollet, cka i lejon rebeleve te hyjne lehtesisht ne Turqi. Perpjekjet e mehershme per shkaterrimin e bazave te tyre nuk kane pasur efektin e deshiruar mbi aktivitetin e rebeleve kurde.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA