BE shtyn vizitën me presidentin ukrainas

18/10/2011 20:10

Bashkimi Europian vendosi për shtyrjen e një vizite që Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych, duhet të bënte në Bruksel të enjten, si pjesë e protestës për burgosjes e rivales së tij kryesore politike, Yulia Tymoshenko.

Ish-Kryeministrja u me shtatë vjet heqje lirie një javë më parë, pasi një gjykatë në Kiev e shpalli fajtore për akuzën e abuzimit me detyrën, gjatë nënshkrimit të një marrëveshje për gazin, në vitin 2009.

Sipas BE-së, gjykimi i saj ishte politikisht i motivuar, pretendim i hedhur poshtë prej autoriteteve ukrainase.

Ditën e martë, zëdhënësja e kryediplomates Catherine Ashton, deklaroi se “shtyrja e takimit me Zotin Yanukovych ka si qëllim t’i bëjë të qartë Kievit se duhet të bëjë progress në sigurimin e pavarësisë së gjyqësorit nga politika. Gjithashtu, ky vendim dëshiron t’i bëjë të qartë autoriteteve ukrainase se duhet të bëjnë ende edhe shumë punë për të garantuar mbretërimin e ligjit në vendin e tyre”.

Pas çështjes Tymoshenko, Brukseli e ka cilësuar si selektive drejtësinë e ish-Republikës Sovjetike, duke nënvizuar se sulmi godet opozitën, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm.

Ditën e hënë, Presidenti Yanukovych u shpreh se do të ishte e papranueshme që ai të përdorte influencën e tij për të rrëzuar një vendim të marrë nga organet e drejtësisë.

”Çfarë sinjali do t’i jepnin shoqërisë nëse do të urdhëroja lirimin e saj? Do t’i bëja të kuptonin se një antar i opozitës është i lirë të kryejë çfarë do lloj krimi, në të njëjtën kohë që presidenti i tyre është vetë mbi ligjin”, u shpreh Yanukovych.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA