Dëmtim i rëndë për portierin e kombëtares shqiptare Sajmir Ujkani gjatë ndeshjes Novara – Bologna, që përfundoi me rezultatin zero me dy.
Ai u nxorr me barrelë nga fusha e lojës pasi u përplas shumë keq me shokun e tij të skuadres Morganella në minutën e 41 të pjesës së parë.
Sipas diagnozës fillestare, mjekët thanë se futbollisti përveç katër dhëmbëve, ka thyer kockën e hundës dhe të njërës mollez, ku e ka dhe një çarje të thellë.
Një tjetër çarje po aq të thellë e ka në vetull. Aksidenti ishte vertet tronditës dhe krijoi shqetësim për portierin i cili tani ndodhet i shtruar në spital.
Përveç ndërhyrjes së menjëhershme kirurgjikale ai iu nënshtrua edhe një sërë vizitash të tjera për të përjashtuar mundësinë e dëmtimeve të brendshme.
Sajmir Ujkani luan me skuadrën e Novarës nga 23 korriku i vitit 2009, kur klubi i Novarës dhe ai i Palermos shkëmbyen portierët. Me Palermon portjeri shqiptar luante që prej 2007-s.
Top Channel