Kur ka mbetur edhe një javë kohë nga afati njëmujor që Gjykata e Larte la në dispozicion të tre specialistëve shqiptarë për ekspertimin e videos Meta-Prifi, ata i janë drejtuar kësaj gjykate me një letër me anë të të cilës kërkohet ndihmë.
Mungesa e aparaturave të specializuara por edhe të licensuara si dhe i programeve të domosdoshme duket të jetë shkaku i postimit të letrës adresuar të njëjtës gjykatë që i përzgjodhi 3 ekspertët për riekspertimin e videos së verifikuar në fakt edhe nga amerikanët. Zërat të pakonfirmuar kanë folur më herët për pengesën që ju ka dalë ekspertëve nga mungesa e aparaturave të duhura për të kryer 18 detyrat e lëna nga gjykata.
Por, akoma më herët prokurori ngriti shqetësimin në sallën e gjykatës supreme kur këmbënguli që ata të përdornin programe kompjuterike të licensuara, të blera dhe të instaluara nga një subjekt i licensuar në mënyrë që të shmanget penalizimi ligjor i përdoruesve të tyre.
Nuk mund të flitet se çfarë qëndrimi do mbajë Gjykata e Lartë mbas kësaj letre megjithëse ajo që dihet pikësëpari është data e takimit të palëve në 24 tetor për të dëgjuar ekspertët Ardian Pollo, Ermal Zeqiri dhe Artur Rrahmani mbi ekspertizën e orës si dhe laptopit ku ndodhen materialet audiovizive të filmuara nga Dritan Prifti, ekspertizë kjo që më së pari ishte kryer nga amerikani Glen Bart dhe që u depozitua në Gjykatën e Lartë nga Prokuroria e Përgjithshme, por që u konsiderua e pavlefshme për shkaqe më së shumti proceduriale. nderkohe ne nje interviste per Top Channel ambasadori amerikan deklaroi:
“Në rastin e videos Meta-Prifti, qeveria amerikane nuk dha ndihmë zyrtare dhe nuk mund të flas direkt për këtë çështje. Di vetëm që u kontaktuan disa firma amerikane”.
Cështja e ekspertimit të videos së realizuar nga Dritan Prifti dhe të bërë publike nëpërmjet Top Channel është edhe pika më e fortë e procesit ndaj ish-ministrit të Ekonomisë, Ilir Meta. Nga ekspertimi saj do cerfitikohet sërish vërtetësia nga e cila varet edhe fati i vetë të akuzuarit nga ana e Priftit, Ilir Metës.
Top Channel