“Dyqane të shkatërruara, vitrina të thyera, turistë që janë bllokuar në hotelet e tyre dhe vandalët që vërdallisen nëpër rrugë. Vlera e dëmeve të shkaktuar nga përleshjet e së shtunës shkon në 1 milion euro.”
Kështu është shprehur presidenti i Dhomës së Biznesit të Romës, Giuseppe Roscioli, një ditë pas manifestimit të dhunshëm të zhvilluar në kryeqytetin italian nga “Të Indinjuarit”.
Nga ana e tij, kryebashkiaku Alemano ka theksuar se policia veproi “me tepër mirësi ndaj protestuesve”.
“Nuk u morën masa paraprake për protestën. Shpresoj që sot e tutje të mos lejohen më akte të tilla vandale. Duhet të ndëshkohen me ashpërsinë e duhur këto kafshë”, theksoi Gianni Alemano.
Kryebashkiaku shtoi se dëmet që i janë shkaktuar Romës janë të konsiderueshme.
“Janë rreth 1 milion euro dëme duke përfshirë transportin publik dhe ndërhyrjet që do të duhen për të pastruar qytetin”, tha Alemano.
Top Channel