KFOR-i u jep ultimatum barrikadave të serbëve të veriut të Kosovës që deri të dielën vullnetarisht të largojnë të gjitha barrikadat e vendosura nëpër rrugët magjistrale të veriut.
Për këtë rast, komandanti i KFOR-it, gjeneral major Erhard Dreës ka thënë se popullatës vendore u është dhënë mundësia që gjatë kësaj fundjave të largojë bllokadat e rrugëve dhe të lejojë lëvizjen e lirë thuhet në një komunikatë.
Këtu theksohet se përfaqësuesit e KFOR-it janë takuar me përfaqësuesit e katër komunave për të diskutuar largimin vullnetar të bllokadave të rrugëve në pjesën veriore të Kosovës.
“Misioni i KFOR-it është që të mbajë një ambient të qetë dhe të sigurt si dhe të mundësojë lirinë e lëvizjes dhe për popllatën. KFOR-i do të vazhdojë ta bëjë këtë me vendosmëri, me kujdes dhe në mënyrë të paanshme, në përputhje të plotë me mandantin tonë të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në komunikatë.
Më tej,duke komentuar rezultatin e takimit, komandanti i KFOR-it është shprehur i kënaqur me qëllimin e përfaqësuesve të serbëve për t’i larguar barrikadat në mënyrë jokonfrentuese e që u shkon për shtat të gjithëve.
Top Channel