Ukrainë, akuza të reja ndaj Tymoshenkos

13/10/2011 18:55

Prokuroria Ukrainase ka hapur një çështje tjetër ndaj ish-Kryeministes së vendit, Yulia Tymeshenko, e cila më parë gjatë javës u dënua me shtatë vjet heqje lirie, për tejkalimin e detyrave të kreut të shtetit, kur mbante këtë funksion.

Siç informon BBC, çështja e re po heton një mashtrim të mundshëm financiar të Tymoshenkos në dëm të shtetit. 15 vjet më parë, ajo dyshohet se fshiu nga librat e shtetit një borxh prej 400 milion dollarësh, të kompanisë së energjisë, ku ajo kishte një pjesë të aksioneve.

Ukraina është vendosur nën presion të fortë nga Perëndimi dhe Rusia, të cilat e kanë cilësuar burgosjen e prijëses së “Revolucionit të Portokalltë”, si një sulm politik.

Gruaja e parë që ka drejtuar Ukrainën në histori, u shpall fajtore për nënshkrimin e një marrëveshje për gazin me Rusinë, e cila konsiderohet se i ka sjellë avantazhe vetëm rusëve.

Sipas Prokurorit Ivan Derevyanko, Tymoshenko ishte atëherë presidente e firmës “United Energy Systems of Ukraine” dhe “de fakto” edhe pronare e saj.

Llogaritë nga të cilat u bënë transaksionet, ishin në emrin e Pavlo Lazarenkos, një tjetër ish-Kryeministri të Ukrainës, i cili është duke kryer një dënim në një burg amerikan për pastrim parash dhe zhvatje, një çështje që nuk ka lidhje me atë për të cilën po hetohet Tymoshenko.

Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych, u shpreh se “Ukraina është vendosur nën mikroskop si rezultat i gjyqit. Nëse një situatë e tillë do të ishte verifikuar në ndonjë vend tjetër në botë, qoftë edhe më demokratikun, atëherë askush nuk do të kishte hapur gojë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA