Gjermani, ngadalësohet rritja ekonomike

13/10/2011 15:10

Ekonomia gjermane është në prag të hyrjes së një spirale të ngadalësimit të rritjes së saj, raportuan gjatë ditës së sotme tetë institute ekonomike, në një raport të përbashkët.

Gjashtë muaj më parë, duke u nisur nga parashikimet optimiste që vinin nga Gjermania, të njëjtat institucione parashikuan një rritje prej 2% për vitin e ardhshëm, por tashmë japin një vlerësim të korrigjuar prej vetëm 0,8%.

Një rritje më e ngadaltë e ekonomisë më të madhe në Europë e bën shumë më të vështirë për vendet e tjera që të shmangin recensionin.

Ekonomia gjermane u shndërrua në një “lokomotivë” për daljen nga kriza ekonomike gjatë 2010-s, kur u rrit me 3,6%.

”Kriza e borxheve në Europë kërcënon të shndërrohet në një krizë bankare, rrezik që po rrit ndikimin e tij negative edhe në ekonominë gjermane”, shkruhej në komunikatën e publikuar prej instituteve në fjalë.

Studimi u udhëhoq nga gjashtë kompani gjermane dhe dy zvicerane. Në raport shkruhej gjithashtu se për momentin, është e pamundur të bësh parashikime afatgjata për rritjen apo recensionin e ekonomisë së katërt në botë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA