Komisioni Europian ka pranuar të hapë bisedimet e antarësimit me Serbinë, por për këtë vendosi kushtin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.

Qëndrimi i Komisionit u bë publik gjatë pasdites së sotme, disa orë pasi ai refuzoi të hapte bisedimet me Shqipërinë për shkak të “ngërçit politik”. Bisedimet do të nisin edhe me Malin e Zi.

Pavarësisht kësaj note pozitive nga ana e Brukselit, ekspertët presin që negociatat serioze midis Serbisë dhe BE-së për antarësimin të duan vite që të nisin, pasi politika serbe nuk është ende e gatshme të heqë dorë nga Kosova.

Me këtë qëndrim të Komisionit, Europa i bën të qartë Serbisë se e ardhmja e saj europiane është vetë në duart e Beogradit dhe vendos më shumë trysni mbi qeverinë për njohjen e Kosovës, e njohur deri më sot nga më shumë se 80 shtete.

Përveç Shqipërisë, një përgjigje negative morri edhe Turqia, me argumentin se Ankaraja nuk ka bërë ende asnjë progres në çështjen e integrimit.

Oponenca e Qipros për antarësimin e Turqisë dhe opozita brenda vendit, u renditën nga Komisioneri për Zgjerimin, Stephan Fyle, si dy prej problemeve kryesore të kandidaturës turke.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA