Komisioneri Europian për Zgjerimin, Shtefan Fyle prezantoi strategjinë e
zgjerimit me vendet e Ballkanit. Për Shqipërinë, Komisioni rifreskon
angazhimin për të ndihmuar palët në kapërcimin e ngërcit politik.
“Ne Shqiperi, progresi u demtua nga vazhdimi i ngercit politik dhe zhvillimet e metejshme konfrontuese. Se fundmi, ka disa sinjale me pozitive , e se partite politike duan te rivendosin marredheniet. Kjo kerkohet ne menyre urgjente, pra qe partite politike te vendosin dhe te ruajne nje nivel bashkepunimi qe do te mundesonte progres drejt Bashkimit Europian. Me lejoni te rifreskoj vendosmerine e Komisionit, e te Parlamentit Europian gjithashtu, per te ndihmuar te gjitha palet ne Shqiperi qe te kapercejne mosbesimin personal dhe qe te hedhin bazat, ne menyre qe Qeveria te jete e afte te krijoje mundesite qe procesi i integrimit europian te jete gjitheperfshires, dhe per Opoziten qe te jete nje partner konstruktiv ne kete proces”, tha Fyle.
Te renditur sipas progresit te bere gjate ketij viti ne rrugen drejt BE-se, Komisioneri vecoi Kroacine, e cila anëtaresohet ne BE ne mes te vitit 2013 ; Malin e Zi, i cili gezon statusin kandidat dhe fitoi kete vit rekomandimin pozitiv te Komisionit per celjen e negociatave ; si dhe Serbine, qe le pas Shqiperine, sepse Komisioni propozon ndaj Keshillit dhenien e statusit kandidat dhe kushtezon celjen e bisedimeve per anëtaresim te Beogradit me bashkepunimin ndaj Kosoves.
“Ne rekomandojmë që negociatat për anëtarësim të hapen vetëm kur Serbia të shënojë progres të mëtejshëm në arritjen e të vetmit prioritet kyç të identifikuar, të normalizojë mardhëniet me Kosovën, në përputhje me kushtet e procesit të Stabilizim-Asociimit”.
Pavaresisht se krimi i organizuar e korrupsioni mbeten sfida kyce per vendin, Kosova mund te nise ne fund te ketij viti, sipas Komisionerit Fyle, dialogun per liberalizimin e vizave.
“Më lini të theksoj se Komisioni do të nisë dialogun për liberalizimin e vizave, me Kosovën rreth fundit të këtij viti”, theksoi Fyle.
Maqedonia mundi të ruajë rekomandimin pozitiv për nisjen e negociatave, megjithë kritikat për disa reforma kyçe në vend. Ndersa Bosnja vazhdon te përballet me një krizë të rëndë institucionale e politike ne vend. Strategjia e Zgjerimit per vitin e ardhshem do te fokusohet ne gjyqesor, administraten publike dhe lirine e medias.
Pergatiti ARTA TOZAJ
Top Channel