Një gjyqtar në Ukrainë ka dënuar me 7 vjet burg ish-kryeministren Yulia
Tymoshenko, e cila u shpall fajtore për tejkalim të kompetencave të saj
kur firmosi një marrëveshje gazi me Rusinë në vitin 2009.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave Tymoshenko ka paralajmëruar se do ta apelojë vendimin “derisa të më mbarojë fryma”.
Ish-protagonistja e Revolucionit Portokalli insiston se është viktimë e një hakmarrjeje politike të presidentit Viktor Yanukovych.
Qindra mbështetës të partisë së zonjës Tymoshenko ishin mbledhur jashtë gjykatës në Kiev në pritje të vendimit.
Për të ruajtur rendin jashtë gjykatës ishin vendosur policë anti-protesta. Më herët u verifikuan disa incidente sporadike, por jo trazira të mëdha.
Rezultati i procesit te Tymoshenko, te nisur nga fundi i qershorit, i mbajten tensionet te larta pergjate gjithe veres. Tani me te gjithe gjasat, ai do te frenoje integrimin e Ukraines ne rrymen europiane te cilen presidenti Viktor Janukovic e kerkon, edhe pse sic thote ‘New York Times’, nuk ka reshtur se flirtuari me Mosken.
Tymoshenko buzeqeshi, kur gjykatesi dha vendimin, e me pas u ngrit ne kembe e thirri: ‘Ky eshte nje regjim autoritar qe po e largon Ukrainen nga Europa. Zoti Janukovic, po e kthen vendin mbrapsht ne 1937-ten, ne kohen e spastrimeve staliniste’.
Keto javet e fundit, diplomate europiane e amerikane kane shfrytezuar cdo rast per te paralajmeruar se burgosja e Tymoshenko do ta bente Janukovicin persona ‘non grata’ ne kryeqytetet perendimore dhe do te rrezikonte per me teper tregtine e lire e marreveshjen e Asociimit me Bashkimin Europian, qe eshte shume prane finalizimit.
Me menyren sesi po trajton Tymoshenko presidenti po hedh ne ere planet e veta, thone analiste vendas, e megjithate emocionet e tij kane triumfuar mbi logjiken. Njerezit shtojne ata tani druhen se Europa Perendimore mund t’i ktheje krahet Janukovicit, e bashke me te, edhe vete Ukraines.
Top Channel