Idrizi: Censusi, proces i pashpjegueshëm

10/10/2011 18:35

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka shprehur sërish kritika ndaj procesit të censusit dhe në vecanti ndaj mënyrës se si ai u organizua nga qeveria shqiptare.

“Shteti në mënyrë të pashpjegueshme ka pranuar censusin. Censusi nuk është një detyrim i vënë nga Bashkimi Evropian”, ka deklaruar Idrizi.

Ai ka nënvizuar se censusi po bëhet për shkak të ndërhyrjes së shtetit grek dhe ka paralajmëruar protesta nëse nuk merren masa.

“Do të nisim protesta masive nëse nuk shohim një përparim në raportet me Greqinë”, ka pohuar Idrizi, duke shtuar se popullsia came në këtë proces nuk po trajtohet në mënyrën e duhur.

“Qytetarët camë prej vitesh prisnin të shihnin shtëpitë e tyre në Camëri”, është shprehur kryetari i PDIU-së.

Ndonëse në fillim të muajit Idrizi u shpreh se, përmes amendamenteve të PDIU-së censusi është i garantuar, ai duket se u është rikthyer kritikave, në vecanti ndaj ndërhyrjes së Greqisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA