Takimi Merkel-Sarkozi dhe deklaratat e tyre te perbashketa,nuk kane
qetesuar aspak Athinen zyrtare,por kane shtuar akoma me shume klimen e
pasigurise.
Pavaresisht se nuk u tha hapur ne deklaratat e dy udheheqesve, duket qarte vendimi i Parisit dhe Berlinit, per nje reduktim deri ne masen 60% te borxhit kolosal grek, fakt qe do te konsiderohet nga tregjet, si ngjarje financiare apo e thene ndryshe falimentim.
Qeveria greke perpiqet te ruaje gjakftohtesine dhe te interpretoje vetem ato cka konsiderohen pozitive, te dukshme dhe japin nje shprese per ditet ne vazhdim, ku do te vendoset fati i vendit,pas samitit te larte te BE-se ne javen e ardhshme dhe takimin e G20 ne fillim te muajit nentor. Pika ku kane qene me te qarte se kurre Merkel dhe Sarkozi ishte se cdo gje per Greqine do te varet nga raporti i trojkes dhe ne baze te tij do te vendosen strategjite e reja te Eurozones.
“Jemi të vendosur te bejme cfare është e nevojshme për të siguruar rikapitalizimin e bankave tona, për të siguruar vazhdimesi te ofertave te kredive, nje baze për zhvillim të mire ekonomik. Së dyti, jemi duke punuar ngushtë me trojken e cila ndodhet aktualisht në Greqi. Ne presim dhe besojmë se trojka do të paraqesë një rezultat per Greqinë,i cili e lejon atë të qëndrojnë në zonën e euros”, deklaroi Merkel.
Sipas vleresimeve, pas nje reduktimi te mundshem te borxhit grek mbi 15 miliarde euro do te humbasin aksioneret e bankave greke dhe rreth 12 miliarde skemat e pensioneve, per arsye te ekspozimit te madh te tyre ne bondet greke te thesarit. Specialistet e finances shpjegojne se problemi i likuiditetit te bankave qe do te linde nga keto humbje do te plotesohet nga Fondi Europian i Shpetimit, ndersa per depozituesit nuk do te kete asnje pasoje.
Bankat qe nuk do te mund te perballojne kete termet financiar do te shtetezohen dhe fillimi i ketij procesi ka nisur. Ministri grek i Financave Evangelos Venizellos ka deklaruar shtetezimin e pare te bankes greke ‘Proton’.
Boshlleku ne te cilen ndodhet vendi ka bere qe shumica e grekeve te kete kuptuar tashme se reduktimi ne masen 60% i borxhit grek nenkupton edhe reduktimin ne te njejten mase te te ardhurave te tyre si dhe nje ndervarje politiko-ekonomike per shume vite me radhe nga BE-ja, gjithmone nese vendi do te qendrojne ne Eurozone.
Top Channel