Kompania e vlerësimit të kreditimit, “Fitch” zbret në renditje, Italinë dhe Spanjën, duke ndjekur agjensinë Moody’s dhe Standart and Poor’s. Nga AA-vleresimi për Italinë behet A+, duke vënë në pikëpyetje forcën e institucioneve financiare të vendit.
Fitch përmendi “intensifikimin e krizës së borxhit në eurozonë, si shkakun e dobësimit të Italisë”. Kompania e vlerësimit foli për rreziqe të vogla, por jo të papërfillshme dhe përkeqësimi i krizës së borxhit në eurozonë dhe paqendrueshmëria në vlerësimin e obligacioneve do të shkatërrojë besimin në sistemin bankar”.
Sa i takon Spanjës, “Fitch” përmend thellimin e krizës së borxhit dhe ngre pikëpyetje për aftësinë e vendit për të ulur nivelet e tij apo sa i takon prespektivës së rritjes ekonomike.
Deficiti i lartë buxhetor dhe shërimi i brishtë i ekonomisë e bën Spanjën të brishtë përballë goditjeve të jashtme. Fitch parashikon që rritja ekopnomike do të jetë e ulët deri në 2015 dhe papunësia do të mbetet e lartë.
Spanja dhe Italia kanë ndërmarrë masa për shpëtimin e ekonomive të tyre me qëllimin për të ulur nivelet e borxhit dhe për të kthyer besimin te financat e tyre. Qeveria italiane ka deklaruar se do ta balancojë buxhetin në 2013.
Politikbërësit botërorë po diskutojnë mënyra për të zgjidhur krizën e borxhit, njëherë e mirë për të gjithë. Në korrik u ra dakort për të zgjeruar Fondin e Shpëtimit të Eurozonës, plan tashmë i ratifikuar nga shumica e parlamenteve. Megjithatë këto masa shihen tani si të papërshtatshme. Masa të tjera duhet të diskutohen dhe këto pritet të mësohen pas takimit të G20 në fillim të nentorit.
Italia: E prisnim zhvlerësimin
Qeveria italiane e cilësoi të pritshëm zhvlerësimin e aftësisë së kreditimit për Italinë.
Por ndyrshe nga agjencitë e tjera të vlerësimit, thotë Roma, “Fitch”, vlerëson përpjekjet e qeverisë për uljen e deificitit dhe e cilëson si të arritshëm objektivin për balancimin e pushtetit brenda 2013-s.
Zhvlerësimi i “Fitch” nga AA- në A+ u komentua nga klasa politike italiane. Eksponentë të Ligës së Veriut e kritikuan ashpër agjencinë dhe vendimin e saj.
Normal
0
false
false
false
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Times New Roman”;
mso-ansi-language:#0400;
mso-fareast-language:#0400;
mso-bidi-language:#0400;}
Top Channel