Disa orë pas publikimit të lajmit të ndarjes nga jeta të Steve Jobs, babait themelues të “Apple” dhe “iPhone”, nderimet e tij kanë vërshuar nga të gjithë cepat e globit.
Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama dhe kolegu i tij rus, Dmitry Medvedev, ishin ndër të parët që e cilësuan si një “ditë të errët” datën e gjashtë tetorit.
”Bota humbi një novator të teknologjisë, një njeri që e ka bërë botën ku jetojmë shumë më të mirë”, u shpreh presidenti Obama, në një deklaratë që u pasua nga fjalë pothuajse të ngjashme nga Moska zyrtare.
Kryeministri i Indisë, Singh, përfaqësuesi i BE-së, Barroso dhe shumë përfaqësues të tjerë shtetesh shprehen dëshperimin e tyre të thellë për këtë lajm të trishtueshëm.
Bill Gates, themeluesi i “Microsoft”, u bashkua në homazhe duke e konsideruar veten si të “privilegjuar” që ka punuar përkrah një njeriu si Jobs, ndërsa themeluesi i “Facebook”, Mark Zuckerberg, theksoi se do t’a kujtojë të ndjerin si mikun dhe mësuesin e tij më të mirë.
Rrjeti social “Twitter” pati probleme në funksionimin e tij si pasojë e trafikut të madh të homazheve për Jobs.
Mijëra persona të rëndësishëm kanë shprehur dhembjen e tyre nëpër media apo rrjete sociale, ndërsa shumë lider shtetesh gjithashtu folën me dëshpërim të thellë për këtë ngjarje.
Steve Jobs u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 56-vjeçare, pas një beteje të gjatë me një tumor në pankreas. Ai krijoi gjatë jetës së tij “Apple” dhe ishte njeriu që frymëzoi projektet që çuan në krijimin e “iPod”, “iPhone” dhe “iPad”.
Jobs, njeriu me talentin e jashtëzakonshëm
Pavaresisht suksesit dhe miliardave te fituara, Steve Jobs arriti te
ruante figuren e nje njeriu modest e me kembe ne toke. Stili i tij
‘simplist’, por edhe gerryes, i kombinuar me karakterin kerkues ne
maksimum, e benin nje njeri me te cilin shpeshhere ishte e veshtire te
punoje, por me nje talent dhe nuhatje te jashtezakonshme per produkte
te deshirueshme nga te gjithe qe e bene Apple-in, nje prej markave me
te njohur te planetit.
Steven Paul Jobs lindi ne San Francisko 24
shkurtin e vitit 1955 nga nje lidhje e pakurorezuar me martese e dy
studenteve, Joanne Schieble dhe Abdulfattah Jandalit, te lindur ne
Siri. Prinderit e dhane per adoptim dhe nje cift punetoresh, Paul dhe
Klara Jobs do te rrisnin si femijen e tyre ne vendin ku kishin ngritur
shtepi, ne Silicon Valley, zemra e industrise amerikane te
elektronikes.
Steve e braktisi kolegjin vetem pas nje
semestri dhe nisi te punonte per nje kompani qe prodhonte video-game.
Shpresat i kishte te mblidhte ca para e te nisej per nje udhetim ne
Indi. Dhe e realizoi. U kthye nga rrugetimi i tij ne sub-kontinent me
koken e qethur, me veshje indiane dhe nje eksperience te hidhur mbi
supe nga efektet e droges LSD. Pergjate gjithe pjeses tjeter te jetes,
Jobs do te mbetej nje budist dhe vegjetarian i bindur. Historia e
krijimit të kompjuterit Apple pat nisur perpara kesaj, ne 1974-ten kur
se bashku me mikun e tij Steve Wozniak, nisen te punonin per
kompjuterin e se ardhmes në garazhin e shtëpisë së Jobs- it.
Apple 1 e pa driten e diellit dy vjet me vone dhe krijuesi i saj nuk
pati nevoje as te merrte para borxh e as ta ndante biznesin me ndonje
pale tjeter. Emri i kompanise vjen nga fruti i tij i preferuar, molla.
Fitimet nga Apple-i i pare shkuan te gjitha per permiresimin e saj dhe
hedhjen ne treg te versionit Apple dy, qe u prezantua ne nje panair
kompjuterash ne Kaliforni ne 1977-ten. Zhvillimi i makinerise se re
ishte mjaft i kushtueshem dhe Jobs bindi Mike Markkula-n, nje
investitor lokal, te garantonte nje hua 250.000 dollareshe, cka do ta
bente pjese te kompanise se re, Apple Computer.
Modeli i ri
i Apple-it ishte nje sukses i vertete dhe shkendija e boom-it te
kompjutereve te personalizuar, duke arritur nje nivel shitjesh prej 6
milione copesh perpara se prodhimi te mbyllej ne 1993-shin. Kompania
nuk kishte perpara asnje pengese per t`u shnderruar ne koncernin e
permasave gjigante qe njohim sot. Krijuesi i iPod-it, te lancuar ne
2001-shin, u diagnostikua me kancer ne pankreas ne vitin 2003. Nje vit
me vone iu nenshtrua nje nderhyrjeje kirurgjikale, por e mbajti
semundjen te fshehte. Tre vjet paskesaj, Jobs i prezantoi iPhone-n nje
legjioni konsumatoresh qe priten ne radhe per ore te tera perpara
dyqaneve te Apple-it.
Obama: Steve ndryshoi jetët tona
Në një mesazh në blogun e Shtëpisë së Bardhë, presidenti i Shteteve të
Bashkuara, Barack Obama ka përkujtuar themeluesin e “Apple”.
Presidenti dhe Steve Jobs njiheshin personalisht dhe për më tepër në një rast Obama kishte lavdëruar punën e tij.
“Michelle dhe unë jemi shumë të trishtuar për vdekjen e Steve Jobs.
Steve ishte një ndër inovatorët më të mëdhenj amerikanë, shumë kurajoz
për të menduar jashtë skemave, shumë i guximshëm për të besuar tek
ndryshimi i botës dhe me shumë talent për ta bërë këtë”, thuhet ndër të
tjera në mesazhin e Obama.
Kinë, lule përpara dyqaneve të “Apple”
Rreth 35 milionë microblogs në Kinë i janë kushtuar kujtimit të themeluesit të “Apple”, Steve Jobbs, që u shua gjatë natës.
Ndërkohë, klientët e kompanisë janë drejtuar edhe nëpër dyqanet e saj
në Pekin për t’i bërë homazhet e tyre gjeniut të elektronikës.
Marka “Apple” gëzon një popullaritet të madh në Kinë, ku shumë fansa të
produkteve të brendshme janë gati të rrijnë për orë të tëra në radhë
për të blerë produktet e saj më të fundit.
“Ai ishte një
njeri i madh”, ka thënë një burrë me një foto të Jobs dhe me një buqetë
me zambakë të bardhë, që udhëtoi një orë me makinë për të arritur në
një nga dyqanet e “Apple” në Shangai.
“Samsung”: Jobs, një sipërmarrës i madh
Kolosi koreano-jugor i elektronikës, “Samsung Electronics”, rival i
betuar i “Apple”, i ka bërë homazhe themeluesit të saj, duke e
vlerësuar si një “sipërmarrës të madh”.
“Presidenti Steve
Jobs ka prezantuar shumë ndryshime revolucionare në fushën e
teknologjisë së informacionit dhe ka qenë një sipërmarrës i madh”, ka
deklaruar shefi i “Samsung”, G.S. Choi në një komunikatë.
Kompania koreane ka zhvilluar një betejë të vërtetë ligjore me “Apple” mbi mënyrën e dizajnit dhe cështje të tjera.
Top Channel