Ylli i Suedisë dhe i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, është i lodhur nga
futbolli dhe po mendon për një tërheqje të mundshme nga bota e sportit.
”Futbolli nuk më apasionon më si më përpara. Kur isha i ri, gjithçka në jetën time rrotullohej rreth topit, ndërsa tani ndihem i lodhur. Të jeni të sigurt që nuk do të më shihni ende duke rendur pas topit me flokët me thinja”, tha Ibrahimovic.
”Do të vazhdoj të luaj edhe pak, por nuk kam ndërmend të vazhdoj me vite të tëra. Megjithatë, nuk mund të mohoj që jam plakur. Nëse i ri kisha probleme fizike, gjithsesi arrija të godisja portën nga një distancë prej 40 metrash, ndërsa tani, këtë nuk mund t’a bëj dot më.
Më vjen keq t’a pranoj, por nuk kam më grintën që kam patur më parë dhe argëtohem më pak se në vitet e shkuara duke luajtur. Sot gjithçka është shndërruar në rutinë mua. Kam vendosur të tërhiqem atëherë kur do të jem ende në nivele të larta”.
Top Channel