Protestat e përditshme dhe grevat,reagimi i ashpër i shoqërise greke dhe
së fundmi bllokimi i ndërtesave ministrore nga nëpunës të aparatit
shtetëror, komentohen me kritika të rrepta nga shtypi gjerman, pikërisht
në ditën e tretë dhe më të rëndësishme të takimit të ekspertëve të
FMN-së,BE-së dhe BQE-së me ministrin e Financave Evangelos Venizellos ne
Athine.

Gazetat gjermane te se shtunes me fjalet urrejtje, zemerim dhe kercenim, kompozojne klimen ne kryeqytetin grek, perballe te ashtuquajtures trojka dhe reformave qe ajo kerkon si kusht per dhenien e kestit te radhes se ndihmes ekonomike.

Specialistet e huaj, shkruajne mediat gjermane, jetojne ne Athine, ne nje ambient ku duhet t’i ruaje policia, t’i shoqeroje ne hotele apo gjate udhetimeve me makina, duke ia u kthyer jeten e perditshme ne nje makth.

‘Te llogjikojne pak dhe te marrin parasysh dhembjen e pupullit grek.Une nuk kam me besim tek askush, as brenda dhe as jashte Greqise”, thotë profesor Dhimitris Stamos.

Parrulla e protestuesve: “Nuk terhiqemi pas, do te derdhet gjak”, eshte pothuajse ne te gjitha titujt e lajmeve nga Greqia.Nga ana e saj qeveria greke qe ben bilancin pas kontakteve te Papandreut me Merkel dhe Sarkozi, ka njoftuar se ne pasditen e se dieles do te mbylle projektbuxhetin per vitin 2012, ne te cilin do te kete edhe nje sere masash te tjera per kursimin e 9 miliard eurove. Sindikatat vendase e karakterizojne si nje nga projektbuxhetet me te egra te viteve te fundit dhe paralajmerojne per greve te pergjitshme 24 oreshe diten e merkure. Sipas te perditshmes gjermane ‘Die Welt’ ekonomia greke pervec brimes se zeze financiare dhe protestave perballet edhe me probleme të mëdha strukturore, korrigjimin te cilave po perpiqet te beje troika,poreshte e veshtire -thekson ajo- te ndryshosh një botë arkaike në mes të Evropës. Por nga ana tjeter te gjitha gazetat pranojne se ne se Berlini do te merrte masa te tilla, reagimi i gjermaneve do te ishte pothuajse i njejte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA