Siri, vriten 7 ushtarakë dezertorë

30/09/2011 09:05

Shtatë ushtarakë sirianë janë vrarë në një operacion kundër “terroristëve” në qytetin e Rastanit.

Regjimi sirian ka ndërmarrë një ofensivë ndaj ushtarakëve dezertorë, që është në ditën e tretë të saj.

“Grupet e armatosura terroriste kanë pësuar humbje të mëdha”, tha një zëdhënës ushtarak.

Ushtria siriane dhe forcat e sigurisë kanë mbetur besnike ndaj presidentit Bashar al-Asad gjatë protestave 6 mujore ku janë vrarë rreth 2700 persona.

Por, dezertorët e ushtrisë, të cilët janë larguar për shkak se nuk pranuan të qëllonin ndaj demonstruesve, kanë formuar grupe rebele në zonat përreth Rastanit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA