“Meta”, gjykata mbron ekspertët

23/09/2011 00:00

Gjykata e Lartë ka rrëzuar sërish kërkesën e prokurorit Bujar Sheshi për përjashtimin e tre ekspërtëve të videos Meta-Prifti.

Prokurori deklaroi se asnjeri prej ekspertëve nuk disponon njohuri kompjuterike të posacme për fushën përkatëse, per te cilen ata jane thirrur. “Ne Shqiperi – tha prokurori – nuk ka eksperte me keto njohuri te posacme sic e kerkon ligji pervec ekspertit Dritan Zoto, i perjashtuar me heret nga gjykata per shkak te shprehjes prej tij te nje opinioni ne gazeten ‘Shqip'”.

Por, cilet jane tre ekspertet qe do kene ne dore fatin e gjykimit ndaj ish-zevendeskryeministrit Ilir Meta, i cili eshte ne banken e te akuzuarit per korrupsion?

Nga dokumentet qe disponon ne rruge konfidenciale Top Channel, asnjeri prej eksperteve nuk eshte i licensuar per punen qe ata do kryejne, pra per verifikimin e regjistrimit audio dhe video. Konkretisht, 30-vjecari Ermal Beqiri, me graden e doktorit ne fushen e sistemeve informatike per administraten e universiteteve, ka shkruar ne kurrikulumin e depozituar ne Gjykaten e Larte, se pervec eksperiences si lektor ne nje fakultet privat, ka punuar ne marketing, negocim me klientet per furnitoret, ka punuar ne instalime portash elektronike dhe alarmesh elektrike. Ne cv-ne e tij nuk mungon as puna e kamarierit ne nje restorant universitar.

Aktualisht ai eshte drejtor i IT-se ne rektoratin e Universitetit te Tiranes, ndersa eshte i diplomuar ne France per teknik superior. Eksperti tjeter Artur Rrahmani eshte i diplomuar ne shkollen e larte te Ministrise se Brendshme ne degen sigurim, si dhe ka nje diplome ne juridik dhe licensen e asistent-avokatit. Ai ka shkruar ne CV-ne e tij se ka punuar ne Kombinatin Mekanik te Policanit si oficer operativ per sigurimin e industrise ushtarake. Pas nje eksperience disavjecare si asistent avokat, Rrahmani shpjegon ne kurrikulumin e tij se eshte aktualisht ekspert kontrolli per kartmonedhat dhe kryerjen e transaksioneve te shkembimit te kartmonedhave si dhe drejtor ekzekutiv i qendres shkencore te mbrojtjes se individit. Rrahmani ka bere nje kurs tre ditor, per identifikimin shkencor me ane te zerit , kurs ky i kontestuar ne gjykate nga prokuroria. Kjo sepse sipas prokurorit Bujar Sheshi ne nje komunikim qe ka patur me e-mail me Qendren qe e ka certifikuar Rrahmanin , ajo ka deklaruar se ai mund te konsiderohet ekspert vetem pas nje testimi qe behet cdo pese vjet dhe jo ne baze te certifikates tre ditore.

Eksperti i trete Adrian Pollo eshte diplomuar ne Universitetin e Tiranes si inxhinier elektronik dhe me tej ka kryer studime autodidakte  rreth disa programeve kompjuterike.  Per pese vjet ai deklaron ne CV se ka qene i vetepunesuar ne montimin e software-ve. Pergjigjja e tre eksperteve do te jete perfundimtare mbi fatin e procesit ndaj Ilir Metes.

Videoja, gjykata u cakton detyrat ekspertëve

Kolegji i Gjykatës u caktoi detyrat 3 ekspertëve të cilët u kontestuan nga prokuroria. Ekspertët do t’u përgjigjen 18 pyetjeve që lidhen me mënyrën e regjistrimit të videos.

Prokuroria kërkoi të mos ekspertohet ora e regjistrimit të videos, por kërkesa u rrëzua nga gjykata.

Videoja Meta-Prifti do ekspertohet dhe po ashtu mundësia e hedhjes së materialit të videos në “USB”.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA