NATO vendosi të zgjasë edhe 3 muaj misionin në Libi ndërsa udhëheqësit e rinj po përpiqen të clirojnë vendin nga besnikët e kolonelit, Muamar Gedafi.
Shefi i Aleancës, Anders Fog Rasmusen që ndodhet në Nju Jork ku zhvillohet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, tha se këshilli i NATO-s, që u mblodh në Bruksel vendosi zgjatjen me 90 ditë të fushatës ajrore dhe detare në Libi.
Misioni pritej të mbaronte me 27 shtator dhe kjo është shtyrja e dytë prej 90 ditësh, me qëllimin e vetëm për të mbrojtur civilët duke zbatuar embargon e armëve të vendosur nga OKB, kundër qeverisë së mëparshme.
Tetë nga 28 vendet anëtare të NATO-s kanë marrë pjesë në sulmet ajrore prej fillimit të misionit, që deri tani numëron 23.350 fluturime dhe 8751 goditje kundër qendrave të komandës, automjeteve të blinduara, shënjestrave ushtarake, ndërsa 14 anije të NATO-s po patrullojnë në Detin Mesdhe.
Top Channel