Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde ka bërë thirrje për një “aksion guximtar” për ringjalljen e ekonomisë, në prag të takimit të grupimit G7.
Liderët e vendeve anëtare të G7 po takohen në Marsejë për të shqyrtuar një përgjigje të koordinuar ndaj krizës së borxhit.
Takimi dyditor vjen ndërkohë që Organizata për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin parashikoi një ngadalësim të ritmeve ekonomike këtë vit.
“Mesazhi kyc që unë dua të bëj sot është se vendet duhet të veprojnë tani dhe me guxim për të drejtuar ekonomitë drejt kësaj faze të re rimëkëmbjeje”, ka deklaruar Lagarde nga Londra, para se të fluturonte për në takimin e G7-ës.
Ajo ka vlerësuar planin 450 miliardë dollarësh të presidentit amerikan Barack Obama për punësimin, që synon gjithashtu ringjalljen e ekonomisë më të fuqishme në botë.
“Gjithcka po ndodh në një kohë kur synimi për një aksion politik është më i vështirë nga sa ishte kur kriza shpërtheu”, ka deklaruar Lagarde.
Top Channel