Rrugëtimi i audicioneve në kërkim të zërave të talentuar për të marrë pjesë në programin ‘The Voice of Albania-Vokali’, ka nisur në Tiranë.
“Nga dita e premte kanë startuar audicionet. Kemi filluar me Tiranën dhe “Vokali” do të jetë në të gjithë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë”, shprehet Rezart Aga, autor i programit.
Të tjera audicione do të zhvillohen në Fier, Korçë, Shkodër, Prizren, Gjakovë, Pejë, Prishtinë dhe sërish Tiranë.
“Duket që ka një interesim shumë të madh, jo vetëm nga prezenca, por edhe nga aplikimet online dhe në format e tjera. Këtij interesimi televizioni Top Channel I garanton realizimin e një emisioni shumë të madh dhe shpresojmë që nga ky spektakël të dalin talente që të mbahen mend gjatë në muzikën shqiptare”, shton Aga.
Ndryshe nga “talent show” të tjerë muzikorë, cilësia që kërkohet për tu bërë pjesë e “Vokalit” është vetëm një.
“Po kërkojmë artistin me vokalin më ët mirë dhe jo atë me performancën më të mirë. Artistët me anë të këtij projekti do të marrin një shkollë artistike që do t’i çojë në një përfundim të jashtëzakonshëm”, thekson Dorian Gjoni.
Audicionet nisën. Për tu bërë pjesë e “The Voice of Albania” mjafton vokali, sepse vetëm ai ka rëndësi!
Top Channel