Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic i ka kërkuar presidentit të Republikës Serbe të Bosnjes, Milorad Dodik, që të përdorë ndikimin e tij në BeH lidhur me cështjen e Kosovës.
Sipas mediave ballkanase, Jeremic ka kërkuar që përfaqësuesi i BeH në Këshillin e Sigurimit të përkrahë qëndrimet e Beogradit në lidhje me situatën aktuale në Kosovë.
Pas takimit të zhvilluar me Dodik në Banja Llukë, Jeremic ka deklaruar se, mesazhet për statusin e Kosovës dhe kushtet për afrimin e Serbisë me BE-në do të kenë pasoja strategjike për Ballkanin.
Kushtet në fjalë u theksuan nga kancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë vizitës që ajo zhvilloi së fundmi në Beograd.
Ndërkohë, Jeremic ka konfirmuar se do të jetë i pranishëm në seancën e së hënës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku do të diskutohet për Kosovën.
Top Channel