Bursat në SHBA dhe BE tronditen sërish

08/08/2011 20:15

Tregjet financiare globale kanë zgjeruar humbjet e tyre të rënda, pas rritjes së shqetësimeve mbi problemet e borxhit që kanë SHBA dhe eurozona.

Në Wall Street, indexi i Dow ra me 2.5 për qind pas shqetësimeve të investitorëve se këto probleme mund të godasin rimëkëmbjen e ekonomisë globale.

Britanikja FTSE u mbyll me një rënie prej 3.4 për qind në 5,069, kuota më e ulët që prej korrikut të vitit 2010.

Bursat nuk i kanë rezistuar dot humbjes as pas fjalimit të presidentit amerikan Barack Obama, i cili kritikoi zhvlerësimin e “S&P”.

“Pavarësisht se cfarë mund të thotë një agjenci, ne jemi ende në nivelin AAA”, ka deklaruar presidenti i Shteteve të Bashkuara.

Ndërsa në Itali dhe Spanjë, detyrimet financiare ranë ndjeshëm pasi Banka Qendrore Evropiane ndërhyri për të ndaluar përhapjen e krizës së borxhit në eurozonë.

Njoftimi i BQE për të blerë borxhet e qeverive panë detyrimet financiare në Spanjë të binin nga 6 për qind në 5.2%.

Një tregues ky se investitorët mendojnë se ka më pak rrezik për të depozituar paratë e tyre në Spanjë. Edhe detyrimet në Itali ranë me shifra të ngjashme.

Top Channel