Norvegjia e shokuar, masakër ndaj të rinjve

23/07/2011 08:20

Të paktën 84 persona u vranë kur një person i armatosur hapi zjarr në kampin rinor të ishullit të Utoeya-s, në Norvegji.

Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes 32-vjecarin Anders Bering Breyvik, i cili sipas informacioneve të fundit ka lidhje me ekstremistët e krahut të djathtë.

Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm disa orë pas shpërthimit të fuqishëm ne qendër të Oslos, qe perfundoi me vdekjen e 7 personave. Tashmë Norvegjia është në shok dhe vetë kryeministri Jens Stoltenberg i konsideroi aktet e fundit si një makth.

“Ajo që ndodhi në Utoeya është një tmerr. Një kamp veror të rinjsh i kthyer në ferr”, komentoi kryeministri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA