Norvegji, policia gjen të tjera bomba

22/07/2011 23:55

Policia norvegjeze ka gjetur eksploziv të pashpërthyer në ishullin në afërsi të Oslos ku u krye atentati me armë zjarri ndaj disa të rinjve në një takim elektoral të Partisë Laburiste.

Kryeministri norvegjez, ka reaguar dhe në një fjalim televiziv i ka cilësuar “të tmerrshëm dhe frikacakë” sulmet me bombë dhe armë zjarri.

“Norvegjia është e tronditur, por idealet dhe demokracia norvegjeze nuk do të shkatërrohen”, është shprehur ai.

Autori i sulmit me armë zjarri është arrestuar dhe ndodhet nën kontrollin e policisë, ka bërë të ditur ministri norvegjez i Drejtësisë.

Duke folur në një konferencë për shtyp, ministri ka saktësuar se i arrestuari është një person i racës së bardhë dhe bjond.

Ngjarja e sotme ka qenë shumë e rëndë, saqë mediat lokale e kanë cilësuar si 11 shtatori norvegjez.

Objektiva të sulmeve dyshohet të kenë qenë kryeministri, i cili për arsye sigurie ndodhet në një lokalitet sekret, si dhe Ministria e Naftës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA