Qeveria e Serbisë ka njoftuar se do të nisë përpjekjet për zgjidhjen e problemit të ndalimit të hyrjes së mallrave serbe në Kosovë.
Zëdhënësi Milivoje Mihajlovic ka deklaruar se ekzekutivi serb do t’i lajmërojë Kombet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian lidhur me embargon e Kosovës.
Ai ka vlerësuar se vendimi është i njëanshëm, bie ndesh me marrëveshjen e CEFTA-s, si dhe pamundëson furnizimin e banorëve serbë në jug të Kosovës.
Për shkak të embargos, i njoftuar dje nga Prishtina zyrtare, në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës janë formuar radhë të gjata me kamionë serbë.
Aplikimi i masës së reciprocitetit nga pala kosovare u bë pasi qeveria serbe nuk lejon hyrjen në Serbi të mallrave që mbajnë vulën e Republikës së Kosovës.
Top Channel