Gjiknuri: Pse tërhoqëm kërkesën nga Kolegji

07/07/2011 22:35

Deputeti socialist, Damian Gjiknuri sqaroi edhe njëherë se pse Partia Socialiste u tërhoq nga kërkesa e saj në Kolegjin Zgjedhor për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Tiranë.

I ftuar në Top Story, zoti Gjiknuri tha se gjithcka u bë pas kërkesës së përfaqësuesve të Partisë Demokratike për t’i bashkuar dy paditë e socialistëve në një të vetme. Sipas tij këto dy kërkesa nuk mund të bashkoheshin.

“U tërhoqëm nga kërkesa jonë për pavlefshmëri të zgjedhjeve pasi pamë se po tentohej të bashkoheshin dy gjëra që nuk mund të bashkohen. Kjo ishte arsyeja. Nuk është cështja se humbi Rama, që mund të humbte edhe me një grusht votash, ashtu sikundër humbi zotëria tjetër. Por mënyra se si rrodhën gjërat, ne po dëmtojmë një system të cilin e kemi ngritur bashkë”, tha deputeti socialist, Damian Gjiknuri.

Ndërkohë, analisti Lorenc Vangjeli solli në panel një vendim të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut për Azerbaxhanin. Sipas tij rasti është i njëjtë si ai i Tiranës, ku nuk përputhej numri i fletëve të votimit me numrin e votuesve. Vangjeli tha se Gjykata e të Drejtave të Njeriut me vendim e saj dënoi procesin e votimit, duke thënë se procesi cënon demokracinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA