Enesa Berisha mahnit në muzikalet e Londrës

24/08/2010 11:15

Muzikalet e Londrës tashmë kanë pjesë të tyre edhe një këngëtare të re shqiptare nga Kosova.

Enesa Berisha falë telentit të saj për të aktruar, përfshi një zë të bukur dhe të fortë, ka mundur të interpretojë me sukses në rolet kryesore në dy prej tyre.

Interpretimi fantastik i 12 vjecares Berisha në muzikalet Annie dhe Bagsy Malone janë vlerësuar maksimalisht nga kritika britanike. Ajo ka filluar të këndojë që në moshën 5-vjecare. Disa vite me parë Enesa Berisha mori pjesë në një audicion ku nga 2000 mijë fëmijë pjesmarrës ajo zuri vendin e parë duke fituar rolin kryesor në muzikalin Annie. Pas këtij suksesi Enesa do të përzgjidhej për të luajtur një tjetër rol kryesor në teatrin Bloomsbury.

“Të jesh pjesë e muzikaleve të Londrës është një mundësi që të jepet një herë në jetë. Mbi të gjitha është një privilegj pasi shpalos mundësitë e tua për të kënduar dhe aktruar në teatër”, thotë Enesa Berisha në një prononcim të sajin për Top-Channel.

Ajo nuk e fsheh aspak dëshirën që një ditë të këndojë edhe në skenat e Kosovës dhe Shqipërisë. Muajt në vazhdim për Enesën do të jetë të mbushura me audicione ku njëri prej tyre është pejsmarrja në “Britain Got Talent”, një program televiziv shumë popullor në Britaninë e Madhe.

FOTO GALERI
1/2
12 vjecarja shqiptare korr sukses në Angli

Top Channel