Sejdiu: Mongolia te njohe Kosoven
08/05/2009 16:35
Presidenti Fatmir Sejdiu po shfrytezon disa takime ne Forumin Ekonomik te Euroazise per te kerkuar njohjen e shtetit te Kosoves.
Ai po perpiqet te siguroje gjithashtu edhe mbeshtetjen e diplomacive qe kane perkrahur shtetin e ti, per te ndikuar per njohje te reja. Sot Sejdiu eshte takuar me zv/kryetarin e Parlamentit te Mongolise, Enkhbold Nyamaa, te cilit i kerkoi qe institucionet e vendit te tij te shqyrtojne mundesine e njohjes se Republikes se Kosoves.
Nyamaa premtoi se kerkesen e institucioneve te Kosoves do ta parashtroje sapo te kthehet ne atdhe. Sejdiu u takua edhe me kryetarin e Zyres per Ceshtje Fetare te Turqise, nga i cili kerkoi qe ky institucion te loboje ne vendet e ndryshme te botes.
Top Channel