Zgjidhja e Bashkisë së Tiranës për tregjet pushton faqet e para të New York Times dhe Washington Post

07/04/2020 16:27

Gazetat më të mëdha dhe agjencitë më të njohura ndërkombëtare të lajmeve i kanë bërë jehonë zgjidhjes që Tirana i ka dhënë tregjeve publike për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

New York Times dhe Washington Post kanë hapur gazetat e tyre me foton  nga Tirana ku tregohet zgjidhja që Bashkia ka dhënë për tregjet. Bëhet fjalë për një foto të fiksuar nga fotoreporteri i Reuters, Florion Goga, në Kombinat, aty ku tregu u rihap me rregulla të reja nga Bashkia e Tiranës, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Në qendër të fotos, është kapur momenti kur blerësit dezinfektohen para se të hyjnë në një treg.
Kjo zgjidhje inteligjente e dhënë nga Bashkia e Tiranës për tregjet publike ka zënë një hapësirë të veçantë edhe për agjencinë Reuters,  apo gjigantin botëror The Guardian dhe NBC.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel