Virologët belgë presin që koronavirusi të bëhet sezonal

07/04/2020 22:09

Virologët nga shtabi belg i krizës për koronavirusin paralajmërojnë se janë të mëdha gjasat që koronavirusi COVID-19 të bëhet sezonal dhe rekomandojnë mbajtje të maskave në çdo rast.

Ekspertët nga shtabi i krizës konsiderojnë se ky “nuk është vetvetiu një lajm i keq”, por se tani për tani imuniteti kolektiv është tejet i dobët.
“Besojmë se me kalimin e kohës, për disa vite, virusi gjithnjë e më tepër do të sillet si një i ftohtë dhe pasojat nga infektimi do të jenë më pak të tmerrshme”, deklaroi virologu Stiven De Giht.

Sipas mjekëve, ka edhe lloje të tjerë të koronaviruseve të cilët janë ciklikë, por tani për tani nuk dihet se cili është cikli i COVID-19. Por, në çdo rast do të nevojiten “disa vite” për t’u arritur bilanci mes seriozitetit të infektimit dhe imunitetit.

Që të dilet gradualisht nga izolimi i qytetarëve dhe të ristartohet ekonomia, autoritetet shëndetësore belge konsiderojnë se do të jetë e domosdoshme ndjekja sistematike e të sëmurëve dhe mbajtja e maskave.

Top Channel