Video/ Tronditëse! Zjarret shkrumbojnë 3.500 makina të parkuara pranë aeroportit të Floridas

06/04/2020 21:51

Më shumë se 3.500 makina me qira u dëmtuan ose u shkatërruan nga një zjarr i madh që ra shumë pranë aeroportit të Floridas.

Fatmirësisht, përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.
Makinat e djegura qëndronin në një zonë me bar dhe i përkisnin kompanisë të makinave me qira, në Aeroportin Ndërkombëtar të Floridas Jugperëndimore, në Fort Myers.

Nuk bëhet e ditur se si makinat kanë marrë flakë, por zjarrfikësit për t’i shuar, kanë përdorur dhe ndihmën e helikopterëve të cilat hidhnin ujë nga ajri, shkruajnë mediat e huaja. Dëshmitarët, u shprehën se dëgjuan shpërthime të shumta ndërsa flakët përhapeshin në të gjithë zonën. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të mësuar shkakun e vërtetë.

Mendohet se parkimi i makinave me qira ishte më i ngarkuar se zakonisht për shkak të koronavirusit, pasi më pak klientë kanë marrë me qira makina dhe aeroporti thuajse e ka ndaluar aktivitetin e saj.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel