Kapiteni i aeroplanmbajtëses SHBA jep alarmin për përhapjen e koronavirusit në bord

01/04/2020 15:14

Kapiteni i aeroplanmbajtëses bërthamore amerikane Theodore Roosevelt njoftoi dje Pentagonin se koronavirusi i ri po përhapet në mënyrë të pakontrolluar në luftanijen e tij dhe kërkoi ndhmë për karantinimin e ekuipazhit.

Por ministri i mbrojtjes Mark Esper përjashtoi mundësinë e evakuimit të anijes duke thënë se epidemia do të kontrollohet me veprim në bord.

Kapiteni i saj Brett Crozier shkruantenë një letër me katër faqe për eprorët se nuk po arrijnë në ndalojnë përhapjen e COVID-19 mes 4,000 anëtarëve të ekuipazhit, në luftanijen e ankoruar tashmë pranë portit të Guam, territor i SHBA në oqeanin Paqësor.

“Nuk jemi në luftë. Nuk është nevoja që marinarët të vdesin. Përhapja e sëmundjes vazhdon dhe po përshpejtohet,” shkruante Crozier, sipas të përditshmes San Francisco Chronicle, e cila publikoi dje një kopje të letrës.

Ai shtonte se mbajtja në bord e marinarëve është një rrezik i panevojshëm dhe në anije nuk ka hapësirë për “distancim social.”
Sekretari i mbrojtes Esper tha dje në një intervistë: “Nuk mendoj se në këtë pikë duhet të kryejmë evakuimin.”

FOTO GALERI
1/3

Top Channel