Disa zona të vendit nën “pushtetin” e dëborës, ARRSH bën njoftimin e rëndësishëm: Ja si është gjendja…

01/04/2020 16:32

Disa zona të vendit janë zbardhur ditën e sotme nga dëbora.

Si pasojë e reshjeve të dendura janë krijuar vështirësi në qarkullim për disa akse të vendit. Ndërkohë Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar detajet nga të gjitha qarqet e vendit që janë nën dëborë.

Sipas ARRSH bora është rikthyer në veri të Shqipërisë përkatësisht në rrethet e Dibrës, Kukësit, Shkodrës, Lezhës, Pukës, Peshkopisë dhe Tropojës.

Në Dibër dhe në aksin Bajram Curri- Valbonë trashësia e borës arrin deri në 40 cm por në këtë të fundit nuk rekomandohen zinxhirë.

Akset problematike sipas ARRSH janë Kuben- Vasie te Kalaja e Dodës ku rekomandohen zinxhirë për shkak të ngricës, borës dhe erës.

Po ashtu pjesërisht zinxhirët rekomandohet në akset Qafë Dragalicë-Steblevë dhe Qafë Bualli-Krastë.

Njoftimi i ARRSH:

?Njoftim për gjendjen e akseve
Gjatë natës gjithë territori është përfshirë nga reshje të dendura ? kryesisht në veri ka pasur reshje bore ?️
Si në: Dibër, Tropojë, Peshkopi, Pukë, Kukës, Shkodër e pjesërisht në Lezhë.
? Nga ana e kontraktorëve është punuar dhe po punohet për shpëndarjen e kripës dhe pastrimin me borëpastrueset për sigurimin e kalueshmerisë normale në të gjithe akset.
? Në Qarkun e Dibrës trashësia e borës arrin në 40 cm.
?Në segmentet Kuben-Vasie, në pjesën fundore në lartësinë mbi 1000 m, te Kalaja e Dodës për shkak të ngricës dhe borës, që vazhdon me erë, rekomandohet përdorimi i zinxhireve.
⚠️ Në Qafë Dragalicë-Steblevë dhe Qafë Bualli-Krastë rekomandohet pjesërisht përdorimi i zinxhirëve.
?Në segmentet e Tropojës, në B. Curri-Valbonë trashësia e borës është 40 cm, qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
✔️Në të gjitha segmentet e tjera, me gjithë reshjet e borës që vazhdojnë, po punohet nga kontraktorët dhe qarkullimi kryhet normalisht.
?Në këtë situatë rekomandohet që përdoruesit e mjeteve të lëvizin me kujdes, duke respektuar sinjalistikën rrugore?të ulin shpejtësinë ? për shkak të ngricave dhe lagështirës në rrugë.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel