Greek newspapers are on display in Athens on May 26, 2014 following the European Parliament and local elections . Greece's EU vote on Sunday saw an early lead for anti-austerity leftist party Syriza, but also delivered a strong showing for the neo-Nazi Golden Dawn party despite a criminal probe against its leaders. AFP PHOTO / LOUISA GOULIAMAKI (Photo credit should read LOUISA GOULIAMAKI/AFP via Getty Images)

Qeveria greke ka gati hapat konkrete për të ndihmuar mediat e vendi me një plan konkret. Lajmi konfirmohet nga sekretariati i shtypit pranë qeverisë.

Burime pranë këtij sekretariati, i thanë Top Channel se me projekt ligjin urgjent që kaloi në parlament, qeveria e Mitsotakis, vendosi të anulojë këstin e dytë të licencimit, prej 3.5 milionë euro për televizionet kombëtarë Skai, Antena, Open, Star, Alfa dhe Mega ,duke siguruar një paketë jetike ndihme prej 21 milionë euroshe për këtë sektor, ndërsa një tjetër paketë prej 11 milionë eurosh reklame shtetërore, u sigurua prej qeverisë, po për këtë grup televizionesh, duke shpëtuar kështu nga kolapsi, mediat kryesore televizive ne vend.

Së shpejti do të jetë gati edhe drafti mbështetës i gazetave, radiove informative dhe mediave online, për të cilat nuk është dhënë ende shuma e subvencionit shtetëror.

Kjo paketë mbështetëse, parashikon edhe detyrimin e punëdhënësve për të ruajtur vendet e punës në këto media, ndërkohë që të gjithë punonjësit e këtij sektori, që kanë qenë në marrëdhënie pune deri më datën 1 mars, do të përfitojnë pagën prej 800 euro, e cila do të jepet për të gjithë punonjësit e sektorit privat qe preket nga CoVid 19.

Ndërsa stafi teknik dhe gazetarët e terrenit,të cilët janë në marrëdhënie pune të pandërprerë dhe vazhdojnë raportimet e tyre në terren, do të paguhen normalisht prej punëdhënësve të tyre.

Qeveria greke gjatë këtyre ditëve njoftoi masa mbështetëse prej gati 10 miliardë euro për gjithë sektorët ekonomikë të vendit, ndërkohë që kjo paketë do të përmirësohet në vazhdimësi me ndërhyrje përmirësuese, me qëllim mbrojtjen e biznesit vendas nga falimentimi.

Masat mbështetëse, por edhe ato parandaluese  që qeveria ka marrë, gjejnë dakortësinë e 85% të opinionit, ndërsa të gjitha sondazhet në vend, vlerësojnë maksimalisht qeverinë konservatore të Qiriakos Mitsotakis.

Top Channel