Dërgoi të sëmurin në Infektiv, shoferi i ambulancës befason me veprimin e tij

29/03/2020 20:46

Një tjetër person është dërguar ditën e sotme në Infektiv, ai ishte një burrë në moshë. Kamera e Top Channel ka fokusuar momentin e dërgimit të tij në infektiv me ambulancë.

Shoferi i ambulancës ka bërë një gjest mjaft të bukur teksa po largohej nga infektivi duke bërë shqiponjën me duar.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe ministria Manastirliu ku shkruan:

Falënderim nga zemra për të gjithë personelin mbështetës në Qendrën e Urgjencës Kombëtare dhe gjithë spitaleve tona, që në këto orë të vështira po punojnë plot përkushtim për qytetarët, në mbështetje të mjekëve dhe infermierëve, në vijën e parë të luftës me ?Covid19?

Top Channel