Koronavirus/ Mbi 700 mijë të prekur në të gjithë botë, Amerika e para

29/03/2020 22:06

Deri më tani, e dielë ora 22.00, sipas Worldometer, 715,083 njerëz prekur nga koronavirusi në botë.

Prej këtij bilanci, 150.883 janë shëruar, 530,564 janë raste aktive në të gjithë botën.

Ndërsa 33636 kanë ndërruar jetë dhe 26737 janë në gjendje serioze për jetën.

Epiqendra botërore aktualisht janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që ka 138774 të prekur.

Sa u përket vdekjeve Italia është me më shumë fatalitete ku numëron 10779 viktima, ndërsa të prekur ka 97968.

Kina renditet e treta në botë me 81.432 të prekur. Por kinezët kanë arritur shumë më tepër në parandalimin e vdekjeve sesa vendi i dytë më kritik i Evropës, Spanja, e cila renditet e katërta për numrin e pacientëve me 78898.

Top Channel