Një numër njerëzish i injoruan thirrjet e punonjësve të shëndetësisë dhe autoriteteve në Britani për të qëndruar në shtëpi sot, por zgjidhën të mbushnin parqet për piknik, e disa përfituan nga koha e butë me diell për të bërë edhe banjo dielli.

Mjekët dhe infermierët praktikisht i janë lutur njerëzve të qëndrojnë brenda dhe të shpëtojnë jetë. Por, adhuruesit e diellit nuk i morën parasysh as apelet e tyre, e as frikën e infektimit ndërsa merrnin rreze në Southsea, Bournemouth dhe Somerset.

Kryeministri Boris Johnson ka deklaruar se përpos atyre që duhet të shkojnë në punë apo që duhet të ndihmojnë dikë, arsyet e vetme për të dalë jashtë janë pazari për ushqime ose plotësimi i ndonjë nevoje mjekësore. të bëni pazar për sendet kryesore, të ushtroheni një herë në ditë ose të plotësoni ndonjë nevojë mjekësore. E në mesin e akuzave se janë treguar më të zellshme sec duhet në përmbushjen e detyrës me gjoba, bllokime rrugësh apo kontrolle me dronë e helikopterë të zbatimit të masave të izolimit, forcat e rendit këtë radhë nuk dukeshin gjëkundi, thotë Daily Mail.

Top Channel