Trupat shqiptare në Letoni/ Publikohen fotot- Forcat e Armatosura në krye të detyrës!

26/03/2020 09:55

Forcat e Armatosura Shqiptare gjenden në krye të detyrës, brenda dhe jashtë vendit.

Përmes një postimi në Facebook, ministrja Olta Xhaçka, ka shpërndarë disa fotografi të trupave të kontingjentit shqiptar në Letoni, teksa forcat në Shqipëri janë të angazhuar në respektimin e masave kundër përhapjes së COVID-19 dhe operacionit humanitar në ndihmë të familjeve në nevojë.

“Në një kohë që kolegët e tyre në Shqipëri janë të angazhuar në respektimin e masave khttp://top-channel.tv/wp-admin/profile.phpundër përhapjes së COVID-19 dhe operacionit humanitar në ndihmë të familjeve në nevojë, trupat e kontingjentit shqiptar në Letoni, të gjithë shëndoshë e mirë, vijojnë shërbimin në grup-batalionin e NATO-s në Camp Adazi, në përmbushje të detyrave tona ndaj Aleancës.
FA në krye të detyrës, brenda dhe jashtë vendit!??”, shkruan Xhaçka.

Top Channel