Papa Françesku pritet të bëjë testin e dytë, murgu që jetonte në të njëjtën rezidencë del i prekur nga CoVid-19

26/03/2020 22:38

Vatikani është përfshirë në një situatë paniku për shkak se një nga murgjit që banonte në të njëjtën rezidencë me Papa Franceskun ka dalë i infektuar me CoVid-19.

Edhe pse Papa ka rezultuar negative në një test të kryer para disa ditësh ai pritet që të bëjë një test të dytë për të kontrolluar shëndetin e tij dhe nëse është infektuar me virusin që po merr mijëra jetë njerëzish.

Në Vatikan kanë dalë edhe katër persona të tjerë pozitiv në testin e CoVid-19. Ndërkohë që deri më tani Italia është vendi më i prekur nga CoVid-19.

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 8156, që do të thotë janë 662 viktima në 24 orët e fundit.

Rastet janë shtuar me 5249 duke e çuar në 54030 numrin total të rasteve aktive. Numri i të shëruarave ka shkuar në 10361 dhe 3612 janë në gjendje kritike. Ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 23004.

Top Channel